Dëborë në Sierra Nevada, reshje të pazakonta

18/10/2016 00:00

Malet e Sierra Nevadës në Kaliforni janë zbardhur nga dëbora, trashësia e së cilës mbërriti në 5 centimetra. Është bora e parë e sezonit kjo për këtë rajon dhe erdhi pas një sistemi klimatik që hodhi për tre ditë rresht sasi të mëdha shiu në Sierra e në Luginën e Sakramentos.

Majat e maleve në fjalë janë jetike për nevojat e Kalifornisë, pasi shkrirja në pranverë e dëborës së grumbulluar prej tyre mbush përrenj e rezervuare.

Autoritetet lokale kanë këshilluar drejtuesit e automjeteve të mos lëvizin pa zinxhirë në disa prej rrugëve të zonës Donner Summit, ku gjendja paraqitet më e vështirë.

Megjithatë pati dhe raste kur njerëzit e nisur pa zinxhirët e rrotave për shkak se nuk e prisnin këtë situatë meteorologjike, janë detyruar të qëndrojnë në një vend derisa kushtet për lëvizje të jenë të përshtatshme. Dëbora sipas meteorologëve nuk do të vazhdojë gjatë dhe në zonë do të rikthehet i ngrohti shumë shpejt.

Top Channel