Projektet për bujqësinë, Rama: Organizohuni!

18/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje fermerëve që të  hartojnë projekte biznesi për të përfituar financime nga Qeveria dhe fondet e Bashkimit Europian.

“Ju duhet të mblidheni e të planifikoni, të bëni projekte e të kërkoni para që shteti ua garanton. Duhet të krijoni sipërmarrje”, deklaroi Rama.

Gjatë një takimi me fermerë në zonën e Lezhës, Rama tha se Qeveria ka orientuar financime masive në sektorin e bujqësisë.
 
“Janë ngritur bërthamat e para të drejtorive të asistencës për këtë punë, për bërjen e projekteve dhe aplikimin. Drejtoritë e Bujqësisë kanë qenë inefiçente, shpërndanin në mënyrë korruptive subvencionet. Kemi filluar reformën në bujqësi. Ka filluar puna për ngritjen e sporteleve unike, paratë merren me dije në BE, kush di i merr, kush nuk di nuk i merr”, u shpreh ai.

Sipas Rames, veç nxitjes së kreditimit, Qeveria ka angazhuar financime të mëdha në sistemin e kullimit dhe është duke punuar për t’u dhënë zgjidhje përfundimtare pronësisë se tokave bujqësore. 

Top Channel