Klosi: Unifikim të diplomave të arsimit profesional në rajon

18/10/2016 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi bën të ditur se në dhjetor do të propozojë ngritjen e rrjetit të përbashkët të shkollave dhe formimit profesional. Ai ka marrë pjesë në aktivitetin për publikimin e rezultateve të bashkëpunimit të projektit SEED në Shqipëri, Serbi e Kosovë, të zhvilluar në Shkodër.

“Në takim me homologet e rajonit në dhjetor do propozoj ngritjen e rrjetit të përbashkët i shkollave dhe formimit profesional. Do shkojmë drejt unifikimit të diplomave dhe certifikimeve të formimit profesional rajonal. Kemi nevojë për unifikimin e tregut të punës, për konkurrencë të barabartë në rajon. Vetëm një treg rajonal pune me punonjës të kualifikuar, me kurrikula të barabarta për të gjithë rajonin, do ta përfshijë më shpejt në tregun europian të punës. Projekti austriak në tre shtete tregoi se tregu i përbashket rajonal ka nevojë të ecë më shpejt se politika”, tha Klosi.

Projekti austriak ka si qëllim hapjen e vendeve të punës, veçanërisht për të rinjtë dhe gratë. Në kët fazë të parë në Shkodër dhe Lezhë janë realizuar dy kurrikula të reja. Ministri Klosi vuri theksin tek shpejtësia e gjetjes së vendit të punës nga marrja e formimit profesional. “Është ajo që aplikohet në vendet me papunësi të ulët në vendet e BE-së, ndaj duhet të ecim shpejt drejt këtij modeli, duke i dhënë shtysën e duhur formimit profesional”, deklaroi ministri Klosi.

Top Channel