Ministri Koka: Klima kërcënon bujqësinë

18/10/2016 00:00

Ndryshimet klimatike në vend rrezikojnë seriozisht bujqësinë. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka tha gjatë prezantimit të një raporti për këtë fenomen se duhen marrë masa emergjente.

“Nëse ne nuk veprojmë sot dhe shpejt, ky sektor, si më i kërcënuari nga ndryshimet e klimës, nesër mund të përballet me pasoja më të rënda. Nga përmbytja e zonave fushore, në prishjen e të mbjellave, në rënien e rendimentit të kulturave bujqësore dhe deri në kriptëzimin e tokave bregdetare”, deklaroi Koka.

Ndryshe nga qeveritë e mëparshme, Koka tha se qeveria aktuale e ka marrë seriozisht mbrojtjen e ambientit. Ai tha se dëmin më të madh në këto 25 vite natyrës në Shqipëri ia ka bërë vetë njeriu.

“Ne, ndryshe nga shumë vende të tjera, kemi vuajtur për 25 vite lakminë e njeriut në dëm të natyrës dhe një politikëbërje totalisht apatike në mbrojtje të mjedisit dhe natyrës”, tha Koka.

Komunikimi i Tretë Kombëtar për ndryshimet klimatike në vend u hartua për tre vite me radhë dhe është në kuadër të Konventës së Kombeve të Bashkuara.

Ky raport tregon se Lezha mbetet rrethi më i rrezikuar nga katastrofat natyrore, ndërsa zonat më të rrezikuara janë toka bujqësore dhe vija bregdetare.

Top Channel