Ekonomi: 100 prona online për dhënie me qira biznesit

18/10/2016 00:00

Nga sot, të gjithë ata që do të duan të investojnë në Shqipëri do të kenë një mekanizëm të ri ndihme dhe këshillimi online.

Në faqen e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, të interesuarit do të mund të gjejnë informacione për 100 objekte pronësore, private apo shtetërore, të vëna në dispozicion të biznesit në linkun: “http://aida.gov.al/pronat/qytete”.

Siç thotë ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, përveç se një proces transparent kjo është edhe një mundësi për biznesin vendas e të huaj për të investuar në Shqipëri, duke marrë këto objekte me qira.

“Vendosja në faqen e internetit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve e këtyre 100 pronave e bën edhe më transparente mundësinë që ka një biznes për të investuar në Shqipëri, duke pasur në konsideratë, në radhë të parë, vendin ku ai do të vendosë biznesin. Faqja e AIDA-s sjell një bashkëlidhje mes interesit që ka një investitor për të zhvilluar një aktivitet, në një pronë që mund të jetë shtetërore apo private, dhe lidh atë që është pronar i pronës me atë që është zhvilluesi i një sipërmarrjeje”, ka deklaruar Ekonomi.

Top Channel