Të vështira për t’u bërë, por ju ndryshojnë jetën

18/10/2016 00:00

Çfarë nuk është e vështirë për dikë, varet nga personi, por ajo që dihet për të gjithë është vlera e njohjes së kufijve të vetes, dhe ti zgjerosh gjithmonë ato.

Joos Meyer, një përdorues i Quora shpjegon përgjigjen e pyetjes “Çfarë gjërash të vështira, si një dush i ftohtë, mund të përmirësojë jetën tuaj?”. Dhe për të të zgjerosh zonën e rehatisë është çelësi për vetëpërmirësim.

“Mendoj se metoda më e mirë është që çdo ditë apo çdo javë të keni një objektiv që ju duket i vështirë. Bëjeni atë. Kjo do të përfshijë eksperiencën në modelin tënd “të së përditshmes” dhe do të zgjerojë zonën tuaj të rehatisë”, shkruan ai.

Përdoruesit e faqes Quora kanë dhënë disa përgjigje:

Pyet për gjithçka
“Gjëja më e pakënfshme është të pyesësh për çdo gjë dhe të gjesh përgjigjen. Përpiquni të shihni anën tjetër të medaljes”, shkruan Malli Gurram.

Ji 100% i ndershëm
Ryan Brown shkruan se është mirë të bësh një listë të personave që ke për tu thënë diçka, e mirë apo e keqe, shkruaj ndjenjat e vërteta për personin që do t’i flasësh dhe këtë letër jepja atij. Shkruaj se çfarë ndodhi dhe sa jeni prekur ju dhe personi tjetër.

“Nëse keni qënë vërtetë të ndershëm, çdo letër që shkruani është mjaft emocionuese. Kjo tregon se si i menaxhoni emocionet dhe ndjenjat tuaja, që aktualisht do të thotë diçka për ju. Mos harroni ato që keni mësuar nga eksperienca. Mbajini gjithmonë me vete”, shkruan Brown.

Zgjohuni shumë herët
Është e vështirë pasi gjumi i mëngjesit të bën përtac. Por zgjimi para lindjes së diellit, siguron një mjedis të mirë pune dhe studimi. Ekin Ocalan shkruan se zgjohet në 5 të mëngjesit, kur të gjithë të tjerët flenë, dhe kjo është e përsosur, edhe pse e vështirë, për të nisur ditën me qetësi.

Shikoni paratë
Llogarisni çdo qindarkë që shpenzoni, që nga riparimi i makinës, tek siguracioni i jetës, kafet e përditshme, etj. Bëjeni këtë për disa muaj. Mundohuni të paguani me para në dorë për gjithçka. “Nëse do të hapni portofolin dhe të nxirrni para, shpesh do të mendoheni dy herë se sa të nevojshme e keni të blini diçka”, thotë Bruce a McIntyre. Do të çuditeni se sa borxhe do të keni larë në këtë mënyrë.

Konsumoni vetëm ushqime të shëndetshme
Pasi të përzgjidhni ushqimet, nisni të hani ato që janë vërtetë të shëndetshme, dhe kjo do ju ndryshojë jetën.

“Përgjigja më e shkurtër e kësaj është të përgatisni vetë ushqimin, të hani në mënyrë organike sa më shumë të jetë e mundur. Sigurisht që kjo është e shtrenjtë, por është më e lirë se çmimi i ilaçeve, humbja e performancës. Fokusohuni tek mishrat e lehta, dhe perimet, evitoni drithërat, dhe kur hani diçka që nuk është e mirë për ju dalloni ndryshimin që ndjeni. Ky është çelësi”, thotë Doug Whitney.

Top Channel