Tiranë, aksidentohet për vdekje 10-vjeçari

18/10/2016 00:00

Një 10-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, teksa është përplasur nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e fshatit Prush në Tiranë.

Vogëlushi ishte duke ecur me biçikletë kur është përplasur nga një mjet tip “Dacia”. Ai gjeti vdekjen disa orë më vonë në spital, ndërkohë që i dëmtuar ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit, Ilir J., 42 vjeç. Ky i fundit është arrestuar nga policia dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel