Treni përplas për vdekje këmbësorin

18/10/2016 00:00

Treni ka përplasur për vdekje një këmbësor gjatë mëngjesit të ditës së sotme në hekurudhën që përshkonte aksin Shkodër-Bajc, pranë urës së Kirit.

Sipas policisë, viktima është shtetasi Nikë Hasanaj 74 vjeç, banues në Shkodër, i cili është gjetur i pajetë në lagjen “Tre Heronjtë” mbi shinat e trenit. Nga veprimet paraprake viktimës iu konstatuan disa dëmtime të shumta në trup.

Policia në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Top Channel