Zjarr në një spital në Indi, 20 të vdekur, rreth 100 të plagosur

18/10/2016 00:00

Një zjarr i madh shpërtheu në një spital në lindje të Indisë në qytetin Bhubaneswar duke i marrë jetën të paktën 20 personave, ndërsa me dhjetëra pacientë të tjerë u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Rreth 120 zjarrfikës punuan për shuarjen e zjarrit dhe vetëm pas disa orësh arritën t’i vinin flakët e mëdha nën kontroll.

Dëshmitarët dhe burimet spitalore thanë se si shkak i rënies së zjarrit dyshohet një qark i shkurtër elektrik.

Shumica e viktimave thuhet se vdiqën nga asfiksia. “Si pasojë e zjarrit 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa rreth 100 të tjerë mbetën të plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë”, tha një prej zyrtarëve vendas.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel