Greqi, vijojnë kërkimet për fëmijën e zhdukur para 25-vitesh

18/10/2016 00:00

E ëma e Ben Needham-it, Kerry shpërtheu në lot kur detektivët i dorëzuan një objekt të rëndësishëm për të, të zbuluar gjatë kërkimeve intensive në ishullin grek të Kos-it.

Kryeinspektori John Cousins bëri të qartë atë që besojnë autoritetet pas zbulimeve të fundit: Fëmija britanik i zhdukur 25 vjet më parë, mund të ketë humbur jetën në një aksident tragjik.

“Nga sa kemi dijeni unë dhe ekipi im, disa makineri ku përfshihej dhe një ekskavator janë përdorur 24 korrikun e vitit 1991 pranë fermës që po rinovohej nga Nedamwt. Ne mendojmë se Ben Needham vdiq për shkak të një aksidenti në afërsi të fermës në Iraklis ku ai është parë për herë të fundit duke luajtur”, ka deklaruar kryeinspektori John Cousins.

Policia nisi një kërkim të ri në ishull në mesin e pretendimeve se një gërmues i zonës, Konstantinos Barkas, mund të ketë qenë përgjegjës për vdekjen e Benit. ai ka qenë duke pastruar me ekskavator vendin ku u zhduk fëmija.

Barkas ndërroi jetë vitin e kaluar nga kanceri në stomak. E ëma e fëmijës asokohe 21 muajsh është e bindur se Barkas e ka marrë me vete në varr sekretin e tij, e thotë se shpreson që ai të digjet në ferr.

Top Channel