Jon Bon Jovi: 3 vitet e fundit, më të tmerrshmit e jetës sime

17/10/2016 00:00

Jon Bon Jovi ka treguar se 3 vitet e fundit kanë qenë më të këqijat e jetës së tij për shkak të zhdukjes së papritur të kitaristit Richie Sambora nga banda pas 30 vitesh, si edhe sherrit që këngëtari pati me studion e regjistrimit.

“Ishte vërtet një periudhë shumë e vështirë. Po kaloja një moment të tmerrshëm sikur e gjitha pesha e botës ishte mbi shpatullat e mia”, ka thënë 54-vjeçari për “The Mirror”.

Megjithatë, Jon Bon Jovi ka mundur ta kalojë këtë periudhë të errët të jetës së tij falë mbështetjes së bashkëshortes, Dorothea.

“Ishte një periudhë shumë shumë e vështirë, nga e cila ende nuk kam dalë plotësisht por gruaja ime ka qenë fenomenale. Pa të, nuk di nëse do ia kisha dalë”, ka thënë artisti.

Top Channel