Makina përplas për vdekje kalimtarin në aksin Tiranë-Durrës

17/10/2016 00:00

Një 63-vjeçar humbi jetën në kilometrin 3 të autostradës Tiranë- Durrës. 60-vjeçari ishte duke kaluar trafikndarësin për të shkuar në kahun tjetër të rrugës, kur një automjet e përplasi për vdekje.

Aksidenti i rëndë me vdekjen e kalimtarit  u regjistrua në orën 19:05 minuta. Drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia dhe u dërgua në ambientet e izolimit të komisariatit të qarkullimit rrugor.

Pritet ekspertiza e këtij aksidenti të rëndë.

Top Channel