Vdekja në Shën Gjergj, “arrest me burg” të arrestuarit të tretë

17/10/2016 00:00

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” edhe për të arrestuarin e tretë për ngjarjen e Shën Gjergjit, Halit Dusha.

Ky i fundit ka deklaruar në sallën e gjyqit se nuk e njihte fare viktimën, Besnik Pudja, vdekja e të cilt vazhdon të jetë e mbuluar me mister nëse është vrarë apo vetëvrare me armë zjarri.

Për këtë arsye, prokuroria ka zyrtarizuar për momentin vetëm akuzën e kultivimit të lëndëve narkotike ndaj Halit Dushës.

Përveç këtij të fundit, prokuroria po heton edhe dy shtetas të tjerë, Algec Lici dhe Dritan Buzo, të cilët kanë pohuar se kishin qenë prezent në moemntin kur Pudja ishte vetëvrare aksidentalisht me pistoletën që mbante.

Top Channel