Plagoset më armë një 37-vjeçar në Vlorë

17/10/2016 00:00

Një 37-vjeçar u qëllua me armë dhe u plagos pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia” dhe sipas policisë gjithçka nisi pas një sherri banal mes dy personave në një pikë lojërash fati.

Policia identifikoi autorin e ngjarjes, një 30-vjeçar nga Vlora dhe është vënë në kërkim të tij. Në të gjitha hyrjet dhe daljet e qytetit policia ka ngritur postoblloqe.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel