Lesbos, historia e refugjates 115-vjeçare që pa edhe rënien e osmanëve

17/10/2016 00:00

Në eksodin e refugjatëve, një tjetër histori ka pushtuar mediat. Ajo quhet Alida Karmi, gruaja 115-vjeçare, e cila me shumë gjasë mund të jetë emigrantja më e moshuar e këtij rrugëtimi nga Siria për në Europë.

Alida ka një dëshirë, sikurse çdo gjyshe apo stërgjyshe tjetër e zakonshme: të shohë familjen e saj, nipërit dhe mbesat. Në jetën e saj, Alida ka parë dy luftëra botërore, si dhe ka përjetuar rënien e Perandorisë Osmane. Por, tani nuk ka mundësi të shohë ata, për të cilët lutet çdo ditë.

“E vetmja gjë për të cilën lutem në jetën time, është që të takoj familjen”, thotë e moshuara.

Një familje e ka shoqëruar Alidën përgjatë të gjithë rrugëtimit. Heroi i saj është djali i familjes, Ahmedi, i cili e ka mbajtur të moshuarën në shpinë për të ecur mijëra kilometra. Ata mund të konsiderohen edhe si familja “adoptuese” e Alidës.

Tani, me pasaporta në duar, ata presin përgjigje në portin e Lesbosit, se çfarë do të bëhet me jetën e tyre. 115-vjeçarja dhe familja e saj janë ndër 94.642 njerëzit, të cilët kanë kaluar me sukses udhëtimin e rrezikshëm përmes detit, por fati i tyre për në Europë mbetet ende i papërcaktuar.

Top Channel