Plagos të atin me armë zjarri, arrestohet 22-vjeçari

17/10/2016 00:00

Një 22-vjeçar është ndaluar nga policia pasi ka plagosur me armë zjarri të atin. Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se Mardit Mona, ka qëlluar me armë zjarri mbi babain e tij, N. Mona, 51 vjeç.

22-vjeçari është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër narkotikëve, ndërsa për ngjarjen cilësohen si shkak motivet e dobëta.

Mbi të riun rëndon akuza e plagosjes së rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Top Channel