Shkodër, përplaset me furgonin, lëndohet motoçiklisti

17/10/2016 00:00

Një aksident rrugor është verifikuar paraditen e kësaj të hëne në Shkodër, për fat të mirë pa viktima.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një furgon pasagjerësh dhe një motoçiklete.

Nga përplasja e dy mjeteve ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës, i cili është shoqëruar për në spital nga forcat e policisë të mbërritura në vendngjarje.

Top Channel