Nju Jork, konkurs spektakolar me kungujt

17/10/2016 00:00

Simboli i festës së “Halloween”-it, kungulli ka qenë protagonist i një sërë aktivitesh të zhvilluara së fundmi në SHBA. Pas konkursit për zgjedhjen e kungullit më të madh, apo gdhëndjet më interesante, një tjetër garë është zhvilluar në Clarence të Nju Jorkut.

Këtë herë, kungujt u hodhën në ajër duke përdorur pajisje katapultuese të ndërtuara nga studentë të shkollës së mesme, me qëllimin për t’i çuar sa më larg ato. Përpos pajisjes, një tjetër çelës drejt fitores është edhe shpirti i skuadrës.

“Ata duhet të punojnë së bashku, si një skuadër. Kjo është shumë e rëndësishme”.

Në fund, skuadra fituese u shpall ajo që e hodhi kungullin në lartësinë e 147.2 metrave. Konkursi i hedhjes së kungujve është një sport tepër popullor, që zhvillohet në të gjitha shtetet amerikane. Gara më e rëndësishme mbahet në kontenë Sussex të Delaware-it në fundjavën e parë të nëntorit.

Top Channel