Vrasja për zhurmën në lokal, 12 vjet burg autorit

17/10/2016 00:00

Zënka për zhurmat e lokalit, e cila përfundoi me vrasjen e Luan Koprenckës në zonën e Kombinatit, do t’i kushtojë 18 vite burg, të riut Alban Hyka, autorit të këtij krimi.

I tillë ka qënë vendimi i gjyqtarit Sokol Pasho, mesditen e së hënës. Masa e dënimit e vendosur nga gjykata është e njëjtë me atë që një javë më parë kërkoi edhe prokuroria.

Për shkak se ky proces gjyqësor u zhvillua me procedurë të shkurtuar, atëherë i pandehuri Hyka do të përfitojë ulje me një të tretën e masës së dënimit dhe përfundimisht do të vuajë 12 vite burg.

Ndonëse me gjykim të shkurtuar, i pandehuri nuk e pranoi cilësimin jurdik të veprës si vrasje me paramendim, pasi pretendon se vrasja kishte ndodhur në përleshje e sipër me të ndjerin. Por në fund gjykata pranoi versionin e ngjarjes të paraqitur nga prokuroria, sipas të cilës, pas përleshjes fizike mes autorit dhe viktimës, ky i fundit është ndjekur nga autori, që pasi e ka arritur e ka qëlluar fatalisht me thikë në hije, duke i shkaktuar vdekjen.

Kjo ngjarje përveç pasojave tashme të parikuperueshme, ka lënë me marrëdhënie të acaruara dy familje, të cilat janë të detyruara të bashkëjetojnë në të njëjtën godinë.

Top Channel