Vlorë, policia parandalon një vrasje

17/10/2016 00:00

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të rëndë, si dhe ka vënë në pranga autorin.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Dashamir Zeneli, 34 vjeç. Duke qënë nën efektin e pijeve alkoolike, Zeneli është konfliktuar në një lokal në fshatin Kuç të Vlorës me 44-vjeçcarin V.L, banues në të njëjtin fshat.

Ai ka tentuar ti drejtojë armën e zjarrit, një automatik model 56, me dy fishek në krehër, për një zënkë të çastit.

Ndërkaq, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e Zenelit është gjetur një tjetër armë zjarri e tipit Shars me 30 fishekë në krëhër.

Top Channel