Indonezi, shembet ura, 9 të vdekur

16/10/2016 00:00

Një urë që lidh dy ishuj të vegjël është shembur në Indonezi duke shkaktuar të paktën 9 të vdekur. Mes viktimave, tre janë fëmijë. Raportohet se ura e shembur ndodhej në ishullin turistik të Balit.

Njerëzit po kalonin mbi urë për një ceremoni fetare, kur ndodhi edhe ngjarja tragjike. Oficeri i policisë tha për agjencinë e lajmeve “Reuters” se uji nuk ishte i thellë, por shumë prej viktimave humbën jetën pasi u shtypën nga mbeturinat.

Nga shembja e urës mësohet se 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur. Të gjithë të plagosurit dhe viktimat janë banorë lokalë.

Top Channel