Tahiri: Pa zbatim të marrëveshjeve, s’ka bisedime me Serbinë

16/10/2016 00:00

Kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedime në Bruksel për tema tjera pa u zhbllokuar më parë marrëveshjet e arritura për Telekomin dhe KOSST-in.

Ndërkaq se cilat do të jenë temat e ardhshme të dialogut teknik në Bruksel, Tahiri ka thënë për Indeksonline se vetëm pas koordinimit mes Prishtinës dhe Bashkimit Evropian do të dihet se për çfarë do të bisedohet në të ardhmen.

“Për temat e ardhshme ende nuk dihet se cilat do të jenë në radhë në dialogun teknik në Bruksel. Në koordinim me Bashkimin Evropian do të vendosim për temat e ardhshme, që do të kryesojnë takimet tona, por kjo do të vijë pasi të vendoset për marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë”, ka thënë ajo.

Top Channel