Etrit Berisha sërish më i miri

16/10/2016 00:00

Etrit Berisha vijon të tregojë vlerat me ekipin e tij, Atalanta. Falë pritjeve të shumta të bëra nga gardiani i portës kuqezi, Atalanta arriti të marrë një pikë me mjaft vlerë në transfertën e vështirë ndaj Fiorentinës.

Me këtë pikë të marrë në barazimin pa gola në stadiumin “Artemio Franchi”, Atalanta e Berishës shkon në kuotën e 10 pikëve, pas 8 ndeshjesh të luajtura.
Pritjet e Berishës në këtë ndeshje janë vlerësuar edhe nga mediat italiane, të cilat e kanë vlerësuar si një nga më të mirët në fushë për Atalantën.

Sportmeadiset e ka vlerësuar me notën më të lartë për lojtarët e kësaj ndeshjeje, 6.5, duke komentuar se është i sigurt e vendimtar në ndërhyrje dhe pa të meta.

Top Channel