Immobile shpëton Lazion në të 97’

16/10/2016 00:00

Me të riun Strakosha në stol, Lazios i është nevojitur një penallti e ekzekutuar mjaft mirë nga Immobile përtej kohës shtesë për të barazuar ndeshjen.

Bolonja kaloi në avantazh me anë të Helander që në të 10’, i cili përfitoi mjaft mirë nga një goditje dënimi.

Por në fund të kohës shtesë, Marios Oikonomo, që u aktivizua në të 84’ nga Donadoni ka shkaktuar një faull brenda zone ndaj Wallace, i cili hyri në fushë po në pjesën e dytë në vend të Radu, dhe për Marco Di Bello është penallti.

Sulmuesi Ciro Immobile ka vendosur topin në pikën e bardhë të penalltisë dhe me një gjuatje perfekte e ka çuar topin në rrjetë.

Top Channel