10 arrestime ndaj personave që tentojnë të korruptojnë Rrugorët

16/10/2016 00:00

Krahas arrestimit të drejtuesve të mjeteve që konstatohen nën efektin e pijeve alkoolike apo pa leje drejtimi, policia po arreston në flagrancë edhe ata drejtues mjetesh që tentojnë të korruptojnë punonjësit e Rrugores me para nën dorë.

Kështu, vetëm gjatë kësaj fundjave, policia ka njoftuar për arrestimin e të paktën 10 personave që i kanë dhënë para’ efektivëve të Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin administrativ për shkeljet e bëra.

Arrestimet në flagrancë kanë ndodhur thuajse në të gjithë vendin, si në Elbasan, Vlorë, Dibër, Bulqizë, Korçë, Pogradec etj. Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë normat dhe rregullat e qarkullimit si dhe ato të komunikimit me efektivët e Rrugores, pasi ligji do të zbatohet njëlloj për të gjithë.

Top Channel