18-vjetori i Forcave Speciale të ushtrisë

16/10/2016 00:00

Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare kanë festuar 18-vjetorin e krijimit të kësaj njësie. Në ceremoninë e organizuar në mjediset e këtij batalioni, në Zall Herr, ishte e pranishme edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, si dhe drejtuesit më të lartë të Forcave të Armatosura.

Në fjalën përshëndetëse, ministrja Kodheli vlerësoi rolin e Forcave Speciale në operacionet e zhvilluar si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve të vendit, në kuadër të misioneve të NATO-s.

Kodheli ka kujtuar edhe dëshmorin e atdheut, kapiten Feti Voglin, i cili – siç tha ajo, – dha jetën për një botë më të sigurtë e për një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Top Channel