“De-Fest Theater” në qytetin e Fierit është mbyllur pas disa mbrëmjesh aktivitetesh kulturore, me një shfaqje baleti bashkëkohës, një bashkëpunim mes koreografeve Kozeta Bakiu dhe Elisa Barruchieri, drejtuese e trupës puljeze të baletit.

Baleti solli atmosferë në këtë qytet, publiku i të cilit e mirëpriti këtë shfaqje ndryshe.

Baleti u parapri nga një ekspozitë fotografike, produkt i punës disaditore të 26 artistëve nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të cilët u bënë pjesë e rrugëtimit “Kolonia e fotografëve 2016”, gjatë të cilit fiksuan vlerat historike e kulturore të zonës së Fierit.

Në qytetin e Fierit është hapur edhe dega e baletit, e cila do të mundësojë në të ardhmen krijimin e një trupe baleti për këtë qytet, mundësi të cilën deri më tani e ka vetëm Tirana.

Top Channel