Përcillet për në banesën e fundit Teodor Laço

16/10/2016 00:00

Shkrimtari dhe ish-deputeti Teodor Laço është përcjellë mesditën e së dielës për në banesën e fundit. Homazhet në nder të tij janë mbajtur në hollin e Ministrisë së Kulturës, ku të pranishëm ishin personalitete të artit, kulturës dhe politikës.

Laço do të mbahet mend për veprën që la pas si autor i shumë romaneve, novelave, përmbledhjeve me tregime, dramave, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë.

Ndërsa, pas viteve ’90 u angazhua në jetën politike të vendit. Për 12 vjet ai ka qenë deputet në Parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës si edhe ambasador i Shqipërisë në Fedaratën Ruse.

Top Channel