Dikur qytet i paqtë, tashmë i mbuluar nga rrënojat

16/10/2016 00:00

Në vazhdën e valës së fundit të bombardimeve nga ajri, si dhe konfliktit civil të rreth 5 viteve e gjysmë në Siri, ndoshta mund të jetë e vështirë të imagjinohet se jo shumë kohë më parë, Aleppo ishte një qytet ku mbizotëronte paqja.

Për shumicën, Aleppo është sinonim i imazheve të fundit që shfaqen në mbarë mediat botërore. Një qytet me rrënoja, të mitur që nxirren prej tyre, fëmijë që shtrihen nëpër ato pak krevatë spitalesh të mbetura, të mbuluar nga gjaku e pluhuri, por edhe trupat e shtrirë përtokë të atyre që kanë pasur më pak fat.

Megjithatë, ka ende nga ata që kujtojnë me nostalgji ish-qytetin metropol me rrënjë nga Antikiteti. Njëri prej sirianëve, që jeton në perëndim të Aleppos të kontrolluar prej forcave qeveritare, e ka kthyer në misionin e tij për t’i kujtuar botës se dikur, jo shumë kohë më parë, edhe në këtë qytet punohej e jetohej për një perspektivë më të mirë, e jo për shkatërrime të tilla.

Komentet janë të tepërta, ndaj mjafton që të vëzhgoni këto foto për të kuptuar sesa ka ndryshuar jeta në Aleppo dhe cilat janë realisht pasojat e një lufte…

FOTO GALERI
1/10

Top Channel