Një shfaqje e mrekullueshme force dhe shkathtësie (Foto)

16/10/2016 00:00

Qindra studentë të arteve marciale po marrin pjesë në një konkurs në vendin e origjinës së njërës prej formave më të vjetra të luftimit. Edicioni i 11 i Festivalit Ndërkombëtar të Shaolin Wushu nis sot e do të vazhdojë deri në 20 tetor, në provincën Henan të Kinës.

Festivali do të përfshijë grupe të ndryshme që do të promovojnë komunikimin kulturor të arteve marciale.

Që nga viti 1991, festivali 4-ditor është mbajtur 10 herë të tjera deri më sot dhe, sipas organizatorëve, është një mënyrë e mirë për artistët e arteve marciale që të eksplorojnë kulturën e vendit, të lidhin miqësi të reja dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre.

FOTO GALERI
1/17

Top Channel