Moto GP, Marc Marquez shpallet sërish kampion (Fotot)

16/10/2016 00:00

MotoGP ka kurorëzuar kampionin e ri të garave spektakolare me motorë. Në pistën e Motegit në Japoni, Marc Marquez ishte i aftë të shfrytëzonte shansin e parë të vërtetë për të marrë titullin e tretë në karrierë në Moto GP.

Piloti spanjoll nuk e la t’i ikte nga duart “match point”-i i parë i finales së sezonit dhe kjo falë “harakirit” të skuadrës Yamaha.

17 xhiro nga fundi rrëshqiti Valentino Rossi dhe më pas ra spanjolli Jorge Loreno. Spanjolli i Yamaha, nëse do të arrinte podiumin, mund t’i kishte shtyrë festën Marquezit, të paktën deri në garën e Australisë.

Gara e Motegit ishte një pasarelë e kampionit të botës, që preku finishin i pari me 3 sekonda avantazh ndaj Doviziosos, ndërsa në vendin e tretë doli talenti Vinales.

Marc Marquez rrëmben kështu 3 gara nga fundi titullin kampion në një sezon që e monopolizoi me talentin e tij, me ndalesën austriake të vetmen që nuk e ka fituar ndonjëherë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel