Tërmet i fuqishëm në jug të vendit, lëkundje të forta edhe në Tiranë

15/10/2016 00:00

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 22:18 minuta të së shtunës në jug të vendit, por edhe në Tiranë. Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veri-perëndim të Janinës, në Greqi, vetëm 20 kilometra pranë kufirit me Shqipërinë.

Tërmeti ka qenë me mangnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter, ndërsa thellësia 10 kilometër. Korrespodentët e Top Channel në qytetet e jugut konfirmojnë se, edhe pse lëkundjet kanë qenë shumë të forta, nuk raportohet për të lënduar apo për dëme materiale.

Ndërkohë, i gjithë veriu i Greqisë në orët e vona të mbrëmjes ka patur lëkundje të shpeshta tërmeti, por më i forti ka qenë ai në afërsi të Janinës, që solli edhe lëkundjet në Shqipëri.

Edhe në Greqi nuk raportohet për dëme.

Top Channel