Filmi i Cotillard shfaqet në Festivalin e Londrës

15/10/2016 00:00

Aktorja Marion Cotillard foli për mungesën e komunikimit në shoqërinë e sotme, në prag të premierës së filmit të saj “It’s only the end of the world” në Festivalin e Filmit në Londër.

Ai tregon historinë e një shkrimtari të sëmurë rëndë që rikthehet në shtëpi për t’i thënë familjes se po vdiste. Sipas Cotillard, njerëzit po bëheshin gjithnjë e më të izoluar.

“Vetmia në shoqërinë tonë është një problem real, dhe fakti se nuk dimë se si të shprehim ndjenjat tona është diçka vërtet interesante”, tha aktorja.

Xavier Dolan është skenarist dhe regjisor i filmit që bazohet në dramën franceze me të njëjtin titull, e që u vlerësua me çmimin e madh të jurisë në Kanë. Dolan thotë se bashkëpunimi me një kast aktorësh francez kishte qenë një eksperiencë intensive.

“Ata ishin së bashku në sheshxhirim për vetëm 6 ditë. Dua të them se vinin për skenat e tyre të vetëm ose me një bashkëprotagonist, por të gjithë bashke u mblodhën vetëm për 6 ditë”, tha Dolan.
 
Festivali i Filmit në Londër vazhdon deri në 16 tetor.

Top Channel