I vunë flakën hotelit në Shqipëri, futbollistët gjermanë gjobiten me nga 10 mijë euro

15/10/2016 00:00

Dy lojtarë të përfaqësueses gjermane deri në 19 vjeç janë shndërruar në një shembull negativ gjatë Eliminatoreve të Kampionatit Europian 2017 që u zhvillua në Shqipëri.

Në një nga ndeshjet e luajtura, Vitaly Janelt, 18 vjeç dhe Idrissa Toure, 17 vjeç, janë larguar nga hoteli duke lënë një nargjile të ndezur në dhomë.

Pas disa minutash, ajo për pak i ka vënë flakën dhomës, por falë ndërhyrjes së punonjësve të hotelit është sistemuar çdo gjë.

Mediat gjermane shkruajnë se menjëherë Federata e Gjermanisë ka vendosur që t’i kthejë menjëherë në shtëpi të dy lojtarët me shpenzimet e tyre dhe përveç kësaj në bashkëpunim me klubin i kanë gjobitur me nga 10 mijë euro dhe një punë të detyrueshme me kohë të pjesshme në një azil.

Top Channel