Skena dhune në shtëpinë e Miranda Kerr

15/10/2016 00:00

Shtëpia e modeles së njohur Miranda Kerr në Malibu të Kalifornisë është kthyer në skenë përleshjesh mes një personi që po përpiqej të hynte aty dhe rojës së sigurisë.

Burri e ka goditur rojën me thikë në sy, e ky i fundit ka hapur zjarr duke e lënë të plagosur. Që të dy janë dërguar me urgjencë në spital ku pritet ta marrin veten shpejt.

Bukuroshja 33-vjeçare nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes. Gjatë incidentit, fqinjët dhe punëtorët në zonë kanë kapërcyer murin rrethues të ndërtesës për të ndihmuar rojën e plagosur.

Ata që e panë skenën me sytë e tyre rrëfejnë se burri, edhe pse kishte marrë disa plagë plumbash në trup, sërish përpiqej ta godiste njeriun përballë tij. “Është një çmenduri që një gjë e tillë ndodh këtu në Malibu”, tha për stacionin televiziv KTLA një dëshmitar, Craig Moore; këtu në lagjen nuk ka pasur ndonjëherë probleme të tilla.

Australiania, dikur një prej engjëjve të Victoria`s Secret, konsiderohet sot si një ndër modelet më të kërkuara. Që prej vitit 2008, Kerr vazhdon të zërë rregullisht vend në listat e Revistës “Forbes” si një prej modeleve më të paguara në të gjithë globin.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel