Kërcënon me vdekje gruan, arrestohet 31-vjeçari

15/10/2016 00:00

Një 31-vjeçar që kërcëntonte bashkëshorten se do ta vriste me armë zjarri është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Pas telefonatës së marrë nga vetë gruaja në numrin 112 policia e kryeqytetit është vënë në lëvizje duke arrestuar autorin dhe parandaluar ngjarjen e rëndë.

Në banesën e 31 vjeçarit Ylber Gj, policia gjeti një armë zjarri pistoletë me mulli si dhe 10 fishekë.

Ai tashmë akuzohet për dhunë në familje dhe armëbajtje pa leje.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel