Marin Mema merr titullin “Mirënjohja e Labërisë”

15/10/2016 00:00

Në një ceremoni të organizuar në qytetin e Vlorës, shoqata kulturore atdhetare “Labëria” i ka dhënë titullin “Mirënjohja e Labërisë” gazetarit të Top Channel, Marin Mema, nën motivacionin për përgatitjen e emisioneve të shumta televizive për këtë trevë, ku ka evokuar historinë, traditat dhe kulturën popullore.

Çmime janë ndarë edhe për figura të tjera të njohura si Namik Jahaj, realizues i ansamblit me te madh historik në lumin e Vlorës. Ish ambasadorja Elida Petoshati dhe drejtuesi i dikurshëm i gazetes “Drita” dhe disa ndër mediave më të mëdha të kohës Duro Mustafai, ishit të vlerësuarit e tjerë.

Ndërkohë një çmim i veçantë ju dha pas vdekjes patriotit dhe pjesmarrësit në Kuvendin e Pavarësisë në Vlorë si dhe në betejat e 1914 dhe 1920, Laze Malo.

Top Channel