Meta, mesazh ngushëllimi për Teodor Laçon: Shkrimtarët e mirë mbesin gjithmonë!

15/10/2016 00:00

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laço. “Shkrimtarët e mirë mbesin gjithmonë”, shprehet z. Meta.

“Teodori ishte pjesë e atij brezi shkrimtarësh të lindur para luftës që luftuan gjithë jetën për ndryshim e progres. Shkrimtari i huazoi politikës pak shkëlqim nga kultura e përhershme dhe politika i dha shkrimtarit kostumin e përkohshëm të shtetarit. I mençur dhe i urtë. Fjalërëndë dhe miqësor. I brishtë me forcën e talentit, i matur me përvojën e të urtit dhe serioz me gëzimin e të riut për jetën, Teodori le pas kujtimin e mirë të qytetarit të mirë. Baba dhe bashkëshort, Teodori do t’i mungojë familjarëve të tij, miqve dhe kolegëve, por do të jetë vazhdimisht pranë lexuesve të veprës së tij. Sepse shkrimtarët e mirë mbesin gjithmonë!”, thuhet në mesazhin e kreut të Kuvendit.

Top Channel