Tirana, mision fitorja ndaj Skënderbeut

15/10/2016 00:00

Tirana do të presë në javën e shtatë të Kategorisë Superore skuadrën e Skënderbeut, në një mision për të harruar rezultatet e dy viteve të fundit, ku në gjashtë ndeshje u kanë marrë korçarëve vetëm një pikë.

Për të mbërritur tek fitorja e fundit e bardhebluve ndaj korçarëve duhet të kthehemi më 13 dhjetorin e 2014. Ndeshja që do të zhvillohet “Selman Stermasi” konsiderohen si testi i parë sezonal i vërtetë  kampionëve në fuqi, ndërsa Tirana do të kërkojë t’u japë vazhdimësi rezultateve pozitive të kampionat ku numëron dy fitore rresht.

Supersfida e javës së shtatë të Kategorisë Superiore vendos përballë dy prej skuadrave më në formë të kampionatit elitar shqiptar.

Skënderbeu kryeson tabelën e klasifikimit me pikë të plotë me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, ndërkohë që Tirana ndodhet në vendin e katërt, 8 pikë më pak me dy fitore dhe katër barazime.

Top Channel