Kukësi nderon Boldrinin, e shpall “Qytetare Nderi” për kontributin në krizën e Kosovës

15/10/2016 00:00

Presidentja e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini u shpall “Qytetare nderi e Kukësit” për kontributin dhe humanizmin e veçantë në menaxhimin e krizës kosovare të vitit 1999.

Boldrini mori këtë titull të propozuar dhe nga kryetari i parlamentit Ilir Meta.

Boldrini vlerësoi titullin që iu dha nga Bashkia e Kukësit, dhe duke kujtuar krizën e refugjatëve kosovarë në vitin 1999 në Kukës, hoqi paralele me refugjatët e luftës që sot trokasin në dyert e BE. Sipas saj, solidariteti është vlerë që nuk po dëshmohet nga shumë vende europiane.

Ajo tha se në vitin 1997 ishte një përfaqësuese e thjeshtë e një komuniteti të madh siç ishte UNHCR-ja dhe ky vlerësim është edhe për vetë organizatën.

Boldrini po ashtu theksoi se Kukësi dëshmoi vlera të vërteta humanizmi në ato ditë të vështira.

Top Channel