Nice s’ka të ndalur, mund edhe Lyonin

14/10/2016 00:00

Nice po rezulton surpriza e vërtetë e Ligue 1 pasi në javën e 9 arriti një tjetër fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Lyonit. Skuadra e Favre bëri gjithçka mirë në “Allianz Riviera” ku shënoi nga një gol në çdo pjesë për të konsoliduar pozitat në krye të klasifikimit.

Ishte Paul Baysse ai që çeli zyrtarisht festën për vendasit me një gol të shpejtë që në minutën e 5. Asisti i Balotellit rezultoi vendimtar për mbrojtësin e Nices që u tregua i saktë përpara portës së Lopes.

Në minutën e 29, ndeshja për Lyonin u komplikua pasi Nabil Fekir la fushën e lojës pas një ndërhyrje aspak sportive ndaj Baysee.

Në pjesën e dytë, Nice gjeti edhe golin e sigurisë me autor Jean Michael Seri (76). Skuadra kuqezi kishte një tjetër rast të artë me Balotellin 9 minuta nga fundi, por bomberi italian u tregua i pasaktë nga pika e bardhë.

Pas këtij suksesi, Nice mban vendin e parë me 23 pikë me 7 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje, ndërsa Lyon mbetet në vendin e 5.

Top Channel