Dortmundi ndalet në shtëpi nga Hertha

14/10/2016 00:00

Hertha Berlin-it është pa më të voglin dyshim surpriza e deritanishme e Bundesliga-s gjermane.

Të besuarit e trajnerit Dardai arritën të ndalin edhe Dortmundin në ndeshjen e parë të javës së 7 në kampionat të zhvilluar në “Westfalenstadion”.

Vendasit zhvilluan një pjesë të parë ku kishin një dominim të lehtë, por pa arritur të gjejnë golin e avantazhit. Ndërkohë, me të filluar pjesa e dytë, Stocker befason duke kaluar Hertha-n në avantazh.

Dortmundi e rriti ndjeshëm presionin në minutat e mbetura dhe Aybameyang barazoi rezultatin në minutën e 80, ku vetëm 3 minuta më herët kishte humbur një 11-metërsh.

Minutat e mbetura nuk sollën më gola, por dy kartonë të kuq, nga një për secilën skuadër. Fillimisht ishte turku Mor i Dortmund që u ndëshkua pasi reagon ndaj kundërshtarit, i cili i ndali një aksion të rrezikshëm. Më pas gjyqtari i takimit ndëshkoi edhe autorin e golit për Herthan për një ndërhyrje të rëndë në mesin e fushës.

Pas këtij takimi, Hertha vazhdon të mbajë vendin e dytë në renditje me 14 pikë, dy më pas se Bayerni dhe një më shumë se Dortmundi i vendit të tretë.

Top Channel