Çmenduri! Foshnja nxirret në shitje në eBay

14/10/2016 00:00

“Fëmija 40 ditëshe, me emrin Maria… në shitje!”. Është njoftimi tronditës që u shfaq në eBay dhe që u zhduk pas gjysmë ore falë ndërhyrjes së punonjësve të faqes së internetit dhe autoriteteve kompetente.

Ngjarja e pazakontë u verifikua të martën në Duisburg të Gjermanisë. Lajmi u bë i njohur nga agjencia gjermane e lajmeve “DPA”, sipas të cilës njoftimi shoqërohej nga fotoja e një vajze të veshur në rozë dhe çmimin 5 mijë euro.

Prindërit, 28 dhe 20 vjeç, fillimisht u lokalizuan dhe më pas u arrestuan, por u lanë të lirë sepse hetimet zbuluan se njoftimi mund të jetë bërë nga dikush prej anëtarëve të tjerë të familjes.

Për momentin fëmija i është besuar shërbimit social. Hetimet po vijojnë për të zbuluar se kush e bëri një postim të tillë, ndërkohë që ato janë shtrirë edhe në pistën e një trafiku të mundshëm të qenieve njerëzore.

Top Channel