Rusi, alarmi për bombë çorodit aeroportin e Shën Pietërburgut

14/10/2016 00:00

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik këtë të premte në aeroportin e Shën Pietërburgut, në Rusi.

Siç raportojnë mediat ruse, me të marrë sinjalizimin forcat e policisë kanë vërshtuar në vendngjarje dhe kanë bërë evakuimin e disa zonave të aeroportit.

Pas një operacioni të gjerë kontrolli, agjentët nuk kanë gjetur asgjë të dyshimtë dhe kanë komunikuar se alarmi ka qenë i rremë. Menjëherë më pas aeroporti iu kthye punës normalisht.

Alarme të tilla nuk janë të zakonshme në Rusi, por që nga përfshirja e saj në luftërat në Lindjen e Mesme dy avionë rusë janë hedhur në erë duke u marrë jetën disa qindra pasagjerëve.

Top Channel