Durrës, vetëvritet me pistoletë në sy të familjes

14/10/2016 00:00

Një ngjarje e rëndë është verifikuar pasditen e kësaj të premteje në qytetin e Durrësit, ku një person i ka dhënë fund jetës me armë zjarri.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 7 të qytetit bregdetar, ku viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet Y.Sh. i moshës 56 vjeç.

Sipas burimeve, në momentin e kryerjes së aktit në banesë kanë qenë të pranishme bashkëshortja dhe vajza e viktimës.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Top Channel