Shoqata e Ricikluesve: Keqardhje për vendimin e presidentit

14/10/2016 00:00

Shoqata e Ricikluesve të Shqipërisë ka shprehur “keqardhjen e thellë” për mosdekretimin e ligjit të mbetjeve nga ana e presidentit të Republikes.

“Jemi të zhgënjyer që një çështje me implikim qartësisht vetëm ekonomik, social dhe mjedisor bëhet objekt i betejave politike të radhës”, thuhet në një reagim për shtyp.

Shoqata e Ricikluesve bën me dije se, në ditët në vazhdim do të vijojë të japë të gjtha argumentet e saj për domosdoshmërinë e miratimit të këtij ligji.

Top Channel