Kufizohen lejet e peshkimit, ndryshojnë rregullat

14/10/2016 00:00

Sipas studimeve të organizatave që monitorojnë detin Mesdhe ka një rënie të rezervave të peshkut. Shqipëria ende nuk është pjesë e kuotave të peshkimit që përcakton BE-ja, por proceset e integrimit i imponojnë të jetë e përgatitur për një numër limit të lejeve të peshkimit detar.

“Rezulton se ka një mbipeshkim dhe kjo është arsyeja që ne do të vazhdojmë të kufizojmë lejet. Ka vend ende për anije të reja, por ky numër s’mund të jetë pakufi”, shprehet Arjan Palluqi, drejtor i peshkimit në Ministrinë e Bujqësisë.

Për çdo anije peshkimi duhet një leje. Ato do të variojnë sipas mënyrave të ndryshme të peshkimit dhe speciet që duhen mbrojtur. Gjithashtu për anijet e reja që kërkohet të futen në flotë duhet që të jenë se paku prodhim i 20 viteve të fundit.

“Krijohen kushtet për një përditësim të regjistrit të anijeve të peshkimit sepse mund të ketë anije që për vite të tëra nuk punojnë, që kanë zënë bankinat. Këto janë edhe dy kërkesat që shpesh na bëhen edhe në raport-progresin e Komitetit Europian: përditësimi dhe pastrimi i regjistrit të anijeve”, thotë Arjan Palluqi.

Ruajtja e ekuilibrit mes burimeve të peshkimit dhe kapaciteteve të flotës është në thelb të vendimit të qeverisë. Kur të mbarojë numri i licencave të dhëna nga Ministria e Bujqësisë do njoftohet qendra e regjistrimit të biznesit për të mos pranuar aplikime të reja.

Top Channel