Ekonomia optimiste, BSH: Indeksti i besimit u rrit me 8.5 përqind

14/10/2016 00:00

Banka e Shqipërisë deklaroi se tremujori i tretë regjistroi një rritje të ndjeshme të optimizmit në ekonomi. Në vrojtimin e fundit për besimin e biznesit dhe konsumtoravë Banka raportoi se në periudhën korrik-shtator treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 8.5 pikë  përqindjeje.

Kjo është kuota më e lartë e këtij treguesit që nga viti 2008 dhe lidhet me perceptimet pozitive të raportuara nga biznesi, ndërsa tek konsumatorët ky tregues shfaqet më i luhatshëm. 

Treguesi i ndjesisë ekonomike është bilanci që përmbledh besimin e biznesit dhe konsumatorëve në katër sektorë kyç të ekonomisë industrisë, ndërtimit, shërbimeve dhe tregtisë. Aktualisht ai shënon nivelin 109.2 përqind. Ky është niveli më i lartë që nga viti 2008 dhe qëndron 9.2 pikë më shumë sesa mesatarja afatgjatë. 

Por edhe pse ka regjistruar kuotën më të larta në disa vite, rritja e treguesit të ndjesisë fsheh një panoramë me dy realitete të ndryshme. Sipas Bankës, e gjithë rritja e optimizmit në ekonomi ka ardhur nga perceptimi pozitiv i biznesit, ndërsa besimi konsumator qëndron poshte mesatares së tij afatgjatë.

Në segmentin e biznesit, optimizmi është rritur në të katër sektorët e ekonomisë ku ai matet, ccka sipas bankës është shoqëruar edhe me rritjen e shfrytëzimit të kapaciteve prodhuese. 

Perceptimi i biznesit, veçanërisht në sektorët e industrisë dhe ndërtimit, është një indikator që sinjalizon ecurinë e pritshme të investimeve gjatë muajve të ardhshëm. Kur ndjesia e ndërmarrjeve është pozitive, investimet pritet të rriten.

Por ndryshe nga momenti pozitiv i biznesit, konsumatorët kanë një ndjesi më të ndrydhur. Sipas Bankës, në tremujorin e tretë besimi konsumotr qëndro rreth 1.8 pikë përqindje poshtë mesatares historike si rezulat i  përkeqësimit të balancës mes të ardhurave dhe shpenzimeve. 

Top Channel