Berat, 2-vjeçari bie nga ballkoni, i shpëtoi gjyshes nga duart

14/10/2016 00:00

Një fëmijë i moshës 2 vjeç është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit pas një aksidenti të ndodhur në shtëpi.

Burimet thonë se fëmija është rrëzuar nga ballkoni i shtëpisë. Sipas dëshmisë së prindërve 2-vjeçari ka qenë duke luajtur kur edhe është afruar tek ballkoni për të marrë lodrën duke rrëshqitur në hapësirën e ballkonit.

Fëmija K.Sh, rreth 2 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori” ishte së bashku me gjyshen e tij në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Ndërsa gjyshja kërkonte nëpër banesë fëmija ishte në ballkon dhe gjyshja s’ka arritur dot në kohë ta kapë atëherë kur vogëlushi është varur për të kapur lodrat.

Vogëlushi është dërguar menjëherë nga familjaret në Spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel