Ra në korrent, elektriçisti në gjendje të rëndë në spital

14/10/2016 00:00

Një elektriçist ka rënë në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës në qytetin e Cërrikut, ku për pasojë është plagosur dhe ndodhet në gjende të rëndë për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në orët e mesditës, kur shtetasi me inicialet E.S. ka qenë duke punuar në një kabinë elektrike.

Gjatë punës ai ka rënë në kontat me tensionin e lartë të energjisë dhe për pasojë është plagosur rëndë. Ai është shoqëruar menjëherë drejt spitalit të Tiranës, ku mjekët bënë thirrje për transportin e tij në Itali për një trajtim më të specializuar.

Në lidhje me incidentin është duke u hetuar, ndërkohë që paraprakisht besohet se ka qenë një pakujdesi e momentit ajo që ka shkaktuar ngjarjen e rëndë.

Top Channel